Klasifikimi i FIFA-s Shqiperia tre vende me siper

Renditja e 159 perfaqesueseve A e publikuar me 15 shtator ka renditur skuadren tone kuqezi ne vendin e 67 nje rekord historik per vendin tone nga ky kendveshtrim. Padyshim nje ndikim pozitiv ne kete permiresim te pozicionit te Shqiperise ne klasifikimin e FIFA-s kane ndikuar ndeshjet e fundit pozitive si miqesore ashtu edhe ato zyrtare te eliminatoreve te kampionatit europian barazimi me Rumanine 1-1 ne transferte dhe fitorja 1-0 me Luksenburgun ne Qemal Stafa.
Nderkohe ky klasifikim kryersohet nga finalistet e kampionatit boteror Spanja ne vendin e pare e ndjekur nga Holanda. Menjehere pas tyre ne vendin e trete dhe te katert renditet Gjermania dhe Brazili. Rikuperimin me te madh per muajin gusht e ka bere perfaqesuesja e Malit te Zi fale fitoreve ne eliminatoret e europianit. Ata kane ngjitur plot 33 pozicione duke u ngjitur ne vendin e 40-te.