E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedro Ne LK duhet te filloni me fitore


Sulmuesi i Barcelones Pedro ka folur per rendesine e fitores se mbremshme te ekipit te tij prej 5-1 ndaj Panathinaikos ne Ligen e Kampioneve.

23-vjecari shenoi gol ne kete ndeshje per tu shtuar ne listen e shenuesve se bashku me Lionel Messi i cili shenoi dy gola dhe David Villa dhe Daniel Alves te cilet shenuan nga nje. Per greket te vetmin gol e shenoi Sidney Govou.

Ishte nje ndeshje e mire dhe ne jemi te lumtur per ndeshjen qe treguam. Ne Ligen e Kampioneve gjithmone duhet te filloni me fitore. Ne e dinim se fitorja ishte e detyrueshme.

Ajo cfare ndodhi dite me pare kunder Hercules eshte nje turp por tashme eshte harruar. Ne duhet te fokusohemi ne ndeshjen tjeter pasi Atletico eshte nje ekip qe do te na e beje te veshtire ka thene Pedro per AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›