E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo Milani kundershtari me i madh

Trajneri i Realit te Madridit Hoze Murinjo vazhdon ti jape keshilla ne distance pasuesit te tij te Interi Rafa Benitezit por dhe te mos i kurseje polemikat me spanjollin. Rafael Benitez ka hequr foton tende nga Apiano Xhentile Ai mund te beje ate qe deshiron por mendoj se duhet te jesh inteligjent te perfitosh nga puna e atij qe ka pasuar por perkundrazi deshiron te ndryshoje gjithcka. Murinjo deklaraten e ka bere per revisten franceze France Football gjate nje interviste te gjate te trajnerit te Realit te Madridit. Une kam bere keshtu cdo here qe kam shkuar ne nje klub te ri - vazhdoi ai - dhe kete ka bere edhe Pep Guardiola e Barca kur mori postin e Rajkardit. Per mua kjo nenkupton se je nje trajner inteligjent.

REALI - Ajo te Reali eshte per Murinjon nje sfide personale Nese nuk do ta doja kete mund te qendroja te Interi. Do te ishte e lehte te fitoje tituj te rinj skuadra ishte tashme e bere. Perse te Reali Pasi eshte nje klub qe ka nje Adn speciale nje Adn fituese. Ketu ka nje tradite te pabesueshem eshte nje klub legjendar. Kisha deshire dhe firmosa. Cikli te Interi perfundoi dhe filloi nje etape e re. Kur nje kapitull mbyllet duhet te kthesh faqen. Mou pohoi se pasi e kishte mbyllur me Interin me nje triplete deklaroi se nuk e kishte pare te luante Interin as dhe nje minute te vetme.

IBRAHIMOVIC - Persa i perket temes tjeter te dites ate te kalimit te Zlatan Ibrahimovicit te Milani Murinjo jep gjykimin e tij. Ajo qe mund te them eshte se me mua ka fituar klasifikimin e golashenuesve ne Itali dhe gjithmone qe eshte ndjere mire. Mendoj qe Milani me te ka bere nje goditje te shkelqyer. Jam i paduruar per te pare se si Masimo Alegri do ta beje te luaje se bashku Pato Ronaldinjon Robinon dhe Zlatanin. Ky Milan te shkakton pak frike. E marr shume seriozisht pasi jam i bindur se do te jete kundershtari yne me i madh ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve. E them pa nenvleresuar aspak potencialin e Ajaksit qe ka nje skuader te mire.

ITALIA - Murinjo ka nje shpjegim te tijin edhe per falimentimin e Boteror te Italise dhe Frances. Nga eksperienca ime e di se sa e veshtire te nderrosh nje skuader pasi ke fituar. Franca ishte kampione e botes ne vitin 1998 kampione e Europes ne vitin 2000 finaliste ne Boterorin qe Italia e fitoi ne vitin 2006. Per Rajmond Domenekun dhe Marcelo Lipin ishte pa dyshim e veshtire te kthenin faqen e te ndaheshin nga disa lojtare. Por duhet ta benin.

LOJA - Ne fund loja dhe spektakli ne fushe nuk eshte vleresuar nga te gjithe kur luajne skuadrat e tij. Nje trajner - tha Murinjo - nuk mund ti imponoje stilin qe i pelqen nese kjo nuk pershtatet me traditen e vendit dhe te klubit per te cilin punon. Ne cdo klub dhe vend ne te cilin kam drejtuar kam qene une ai qe me eshte dashur te pershtatesha me filozofine lokale dhe jo e kunderta. Ti mund te shkosh ne stervitesh ne Itali dhe te duash te imponosh nje loje me stil Barcelone perse te perfundosh nokaut. Dhe e vertete eshte dhe e kunderta.

TRAJNERI
Alegri Kunder Oskerit nje Milan ndryshe

Milani eshte komplet ndryshe ne raport me hapin fals te se shtune se kaluar ne Cezena me ate qe do te zbrese te merkuren ne San Siro kur do te perballet me Oskerin ne Ligen e Kampioneve. Masimiliano Alegri pranoi se skuadra nuk ka bere maksimumin kunder romanjoleve. Gabuam ne dy apo tri rrethana - tha ai - por jam i sigurt se nuk do ti perserisim ato gabime. Trajneri kuqezi nuk u nenvleresoi francezet Kane avantazhin se kane hyre ne kampionat 20 dite para nesh. Jane nje skuader qe peson pak.

REKORDI
Inzagi sfidon Mylerin Erdhi ora ime

Eshte vetem nje gol nga rekordi i Gerd Mylerit te shenuar ne kupat europiane. Filipo Inzagi synon minimalisht ne ndeshjen Milan-Okser te arrije sulmuesin gjerman. Ka qene nje bomber i madh meriton vleresim dhe respekt. Heret a vone rekordi do te vije. Si milanist dhe italian do te jem krenar nese kjo do te vije per nje kohe te shkurter. Eshte shume e rendesishme ta nisim mire ndeshjen kunder Okserit. Ne gare eshte dhe Raul Ia uroj dhe atij por me pelqen ta arrij Mylerin para tifozeve te mi.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure 15 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›