Belgjika ne zi ne nder te viktimave te aksidentit
Belgjika mban zi sot në kujtim të viktimave të tragjedisë së dy ditëve më parë. Një minutë heshtje u mbajt në orën 10:00, ku flamujt u ulën në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet .
Tetë fëmijë të cilët i mbijetuan tragjedisë së dy ditëve më parë në Zvicër, që la 28 të vdekur, janë kthyer në shtëpitë e tyre. Autobusi në të cilin ndodheshin 52 persona goditi murin e një tuneli, duke vrarë kështu 22 fëmijë e 6 të rritur.
Shumë nga fëmijët që mbijetuan janë ende në spital. 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Familjarët e disa prej viktimave me lule në duar, vizituan vendin ku ndodhi tragjedia. Ndërkohë, autoritetet belge po përgatiten të kthejnë trupat e viktimave, edhe pse 9 prej tyre duhet ende të identifikohen.
Ngjarja e dy ditëve më parë, është më e rënda në dekada në Zvicër.