Orban akuza BE-se Po perpiqet te kolonizoje vendin
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka nisur një sulm të ashpër ndaj mbi Bashkimin Evropian, duke e akuzuar atë për trajtim të vendit si një koloni. Gjatë një fjalimi në një manifestim në Budapest, Kryeministri konservator tha se kombi "nuk do të jetojë sipas urdhrave të fuqive të huaja". Komentet e tij erdhën një ditë pasi BE pezulloi financimin për Hungarinë mbi deficitin e lartë buxhetor . Disa liderë të Bashkimit Europian kanë akuzuar qeverinë e Orban për praktika autoritare . Ata shprehën shqetësim në lidhje me legjislacionin e miratuar nga qeveria e tij, e cila është parë si kufizim i lirisë së shtypit dhe të pavarësisë së gjyqësorit dhe bankës qendrore.
"Ne nuk do të jemi një koloni. Si një komb evropian, ne kërkojmë trajtim të barabartë. Ne nuk do të jemi qytetarë europianë të klasit të dytë. Kërkesa jonë është që të kemi standarde të njëjta që zbatohen për vendet e tjera të Bashkimit Europian “- tha Orban para mbështetësve të tij. Mediat vendase bënë me dije se më shumë se 100 mijë persona morën pjesë në manifestim, ndërsa vendi lufton me borxhet e mëdha . BE vendosi të pezullojë fonde me vlerë prej 475 milionë eurosh, për shkak të mosrespektimit të limitit maksimal të defiçitit buxhetor nga Hungaria. Kjo ishte hera e parë që një masë e tillë ndërmerret ndaj një vendi anëtar. Hungaria do të tejkalojë kufirin prej 3% të defiçitit gjatë 2012 dhe do të shkojë në 3,6% vitin e ardhshëm. Aktualisht, borxhi i vendit arrin në 82% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa Hungaria përballet gjithashtu me recension dhe një inflacion të lartë.