Klaudja e “BB5”: E lumtur me të dashurin tim
TIRANE - Kurioziteti për të mësuar rrjedhën e historisë midis dy banorëve të “Big Brother”, Klaudja dhe Erion, nuk ngeli vetëm tek ata, por përfshiu të gjithë publikun që ndjek këtë reality-show... Ne njohëm një Erion të pavendosur, i cili me sinqeritet pranoi se i pëlqente Klaudja, por pengu për lidhjen e tij të mëparshme me vajzën që jeton në Greqi nuk e la të qetë për asnjë çast gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme.
Momenti i shumëpritur erdhi dhe tashmë të dy banorët janë jashtë. Ata janë takuar dhe më në fund janë të qartë, janë vetëm shokë. Këtë na tha Klaudja kur e pyetëm se ç’kishin vendosur.
Ndër të tjera ajo shton: “Erioni, me gjithë pasiguritë që kishte, nuk ishte mashkulli që unë doja në krah. Takimi me të shkoi mirë dhe vendosëm se do të jemi shokë të mirë. Unë po vazhdoj e lumtur lidhjen me të dashurin tim!”. Kuriozë për të kuptuar më shumë mbi mashkullin që ka rrëmbyer zemrën e Klaudjas ne e pyetëm, por ajo me vendosmëri na tha se nuk do pranonte në asnjë mënyrë që të bënte publike këtë histori të sajën tejet personale, që nuk ka kurrfarë lidhjeje me “Big Brother”.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)