Presidenti, sot në 11:00 takimi Ruçi-Patozi në Kuvend
TIRANE- Nisin sot negociatat mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për presidentin, por sikurse është njoftuar nuk do jetë një takim në nivel kryetarësh. Burime nga kryesia e kuvendit bëjnë të ditur se te dielen në orën 11:00 në tryezë do të ulen krerët e grupeve parlamentare të dy partive të mëdha, PD dhe PS përkatësisht Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci.
Në këtë takim Patozi i PD-së do të shoqërohet nga anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Edmond Spaho, ndërsa përfaqësuesi tjetër i Partisë Socialiste do të jetë Sajmir Tahiri.
Dy kryetarët e partive, Patozi e Ruci kanë konfirmuar takimin mes palëve. Ka qënë kreu i grupit PD, Astrit Patozi, i cili një ditë më parë ftoi Rucin të nisin negociatat për këtë cështje.
“Partia Demokratike më ka mandatuar mua së bashku me zotin Edmond Spaho si negociatorë për t'u konsultuar me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të eksploruar të gjitha mundësitë e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit me një konsensus sa më të gjerë” thuhej në letrën e tij Astrit Patozi.
Ndërkaq duhet theksuar se të gjitha takimet e Berishës dhe Ramës me partitë e tjera parlamentare për çështjen e presidentit janë zhvilluar në nivel kryetarësh, ndërkohë që është shmangur vetëm takimi kryesor mes dy politikanëve më të rëndësishëm të vendit.
(ma.ar/BalkanWeb)