Abete në krah të Bufon: Nuk foli për manipulime
ITALI- Deklarata e Xhixhi Bufon se “në Itali bëhen shpesh kombinime në varësi të interesit që kanë skuadrat në një ndeshje”, ka shokuar opinionin, i mësuar që futbolli të jetë gjithnjë një betejë. Kjo ka bërë që të gjithë të mendojnë për ekzistencën e manipulimeve.
“Nga fjalët e Bufon, kuptojmë që domosdoshmëria për fitore apo barazim, është diçka e ndryshme nga manipulimi i ndeshjes, - tha presidenti i Federatës Abete. – Fjalët e tij tregojnë për impenjimin që duhet për një ndeshje të caktuar”, shtoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)