Presidenti Nishani vijon vizitën në Nju Jork

Kreu i shtetit Bujar Nishani vijon vizitën në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjatë ditës së sotme, presidenti Nishani do të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë për Shtetin Ligjor që do të mbahet në OKB ndërsa ditën e mërkurë kreu i shtetit shqiptar, do t`i drejtohet me një fjalim Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,
Gjatë qëndrimit në Nju-Jork dhe pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve të Bashkimit Evropian dhe nga bota, ku qëllimi i këtyre bisedimeve dypalëshe është lobimi për çështjen e Kosovës dhe për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat.