'Klecka', Limaj, edhe dy muaj në arrest shtëpiak
PRISHTINE-Deputetit Fatmir Limaj dhe të tjerëve të akuzuarve për “Rastin Kleçka” u eshte caktuar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
Këtë e pohoi për Express avokati i Limajt Tom Gashi.
“Kryetari i trupit gjykues, në rastin Kleçka, gjyqtari i EULEX-it, zoti Malcolm Simmonsm ka sjell vendim me të cilin i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak z.Fatmir Limajt dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij edhe për 2 muaj, deri me 18 gusht 2013. Ky vendim nuk lejon ose e ben te pamundur qe te dalin dhe deshmitaret tane ne mbrojtje, gjë që është palogjikshmëri juridike. Duke e pas parasysh se gjykimi në këtë cështje vazhdon me 3.07.2013 ekipi mbrojtës i z Fatmir Limaj do të vendos për hapa të mëtejshem juridik, nese do të ankohemi apo jo”,ka thënë Gashi.
Më 7 qershor kryetari i trupit gjykues në rastin “Kleçka”, Malkom Simons, mori vendim për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Fatmir Limajn dhe nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij.
Ndërkohë që, të premten e kaluar Gjykata e Apelit në Prishtinë mori vendim që Limajt e të tjerëve t’u kthehet arresti shtëpiak.
Vitin e kaluar Gjykata e Qarkut në Prishtinë, tani e Apelit, shpalli të pafajshëm të gjithë të akuzuarit për rastin “Kleçka”. Po të njëjtin vit Gjykata Supreme kishte marrë vendim ta kthejë komplet në rigjykim rastin “Kleçka.
(d.b/BlakanWeb)