E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neonazistet kishin me sa duket shume ndihmes

Deri tani ka qene fjala per kater keqberes qe duhej te ishin pergjegjes per dhjete vrasje me motive ekstremiste te djathta ndermjet viteve 2000 dhe 2007. Tani po zhvillohen hetime kunder nente te tjereve konfirmoi Ministri i Brendshem Federal Hans-Peter Friedrich te henen 21.11. 2011 pas nje seance jopublike te Komitetit Brendshem te Bundestagut gjerman ne Berlin. Ne takim krahas Friedrich-ut merrte pjese edhe kryetari i Zyres Federale per Mbrojtjen e Kushtetutes BfV Heinz Fromm dhe shefi i Zyres Federale te Kriminalistikes BKA Joerg Ziercke.

Bildunterschrift fare eshte bere gabim Kryetari i Zyres per Mbrojtjen e Kushtetutes Fromm dhe shefi i Zyres Federale te Kriminalistikes Ziercke

Komisioni i i brendshem perbehet nga deputete te pese partive politike te perfaqesuara ne parlament. Ata kembengulin per zbulimin e shpejte te serise se vrasjeve. Kryetari kristiandemokrat i forumit Wolfgang Bosbach tha pas takimit qe zgjati disa ore se ai kurre nuk ka pare kaq shume gabime. Propozimi i Ministrit te Brendshem i se premtes se kaluar per te krijuar nje qender te mbrojtjes kunder terrorizmit te djathte dhe per te futur nje banke te dhenash per autoret ekstremiste gjeti mbeshtetje ne Komision.

Mangesi strukturore ne arkitekturen e sigurise

Defekte strukturore ne arkitekturen e sigurise gjermane ishin me sa duket vendimtare qe tre te dyshuarit kryesore te mund te kalonin ne ilegalitet ne vitin 1998 edhe pse ato per vite me rradhe kane qene nen vrojtim nga mbrojtja kushtetuese e landit te Thuringise. Ky gabim ka cuar ne spekulimin se mbrojtes se kushtetutes te paguar nga shteti dhe agjente mund te kishin qene te implikuar ne vrasjet dhe veprat e tjera penale. Me shume drite ne kete ceshtje mund te hedhe e akuzuara e arrestuar Beate Zschpe qe deri tani ka refuzuar te deshmoje. Dy bashkepunetoret e saj te dyshuar Uwe Behnhardt dhe Uwe Mundlos kishin kryer vetevrasje. Trupat e tyre u gjeten te djegur. Hetuesit dhe politikanet kane nje numer te madh pyetjesh te pazgjidhura tha eksperti i Partise se Gjelber per ceshtjet e brendshme Wolfgang Wieland. Ne qofte se ne hetime nuk do te kete asnje perparim ai e konsideron te mundshem vendosjen e nje komisioni dhe nje prokurori te posacem.

Deputetja e se Majtes Terrorizmi i djathte per vite me rradhe eshte nenvleftesuar.

Bildunterschrift Deshmi ka patur mjaft politikanja e se Majtes Ulla Jelpke

Kjo nuk eshte hera e pare qe deputetet duhet te merren me ceshtjet e sherbimeve sekrete gjermane. Nga viti 2006 deri ne vitin 2009  Komisioni per hetimin e sherbimit sekret u muar me ceshtjen se cfare roli luajne autoritetet dhe politikanet ne luften kunder terrorizmit islamik. Shume pyetje mbeten pa pergjigje megjithe nje pune disavjecare. Nevoja e ndryshimit te te menduarit eshte e pashmangshme thote politikania e partise e Majta Ulla Jelpke. Terrorizmi i djathte per vite me rradhe eshte nenvleftesuar. Megjithese kjo teme eshte shtruar disa here per diskutim ne parlament tha Jepke duke patur parasysh sulmet ne Rostock Hoyerswerda dhe Melln ku ka pasur edhe viktima.

fare permban DVD e dyte

Shume pyetje pa pergjigje vazhdojne te preokupojne Prokurorine Federale ne Karlsruhe. Nje zedhenes tha te henen se nuk ka ende asnje prove per nje bashkepunim te mbrojtjes se kushtetutes me te dyshuarit te cilet duke iu referuar  vendndodhjes se tyre te fundit quhen celula e Zwickaut. Ne rrenojat e baneses se tyre te djegur ne qytetin e Saksonise eshte gjetur nje video. Nje e dyte sipas te dhenave nje DVD e demtuar rende nga zjarri nuk eshte mundur ende te vleresohet.

Muslimanet pershendesin ceremonine perkujtimore

Bildunterschrift Sinjali i duhur Aiman Mazyek

Per viktimat e terrorizmit te djathte do te kete nje ceremoni qendrore te permortshme. Kryetari i parlamentit Norbert Lammert CDU e konfirmoi kete ne fundjave. Ceremonia do te pergatitet bashkerisht nga zyra presidenciale nga Bundestagu gjerman dhe Qeveria Federale. Me pare Presidenti Christian Wulff kishte njoftuar se do te takohet me familjaret e viktimave. Ne diskutime do te marrin pjese edhe perfaqesuesit e Bundestagut dhe te qeverise federale. Kryetari i Keshillit Qendror te myslimaneve ne Gjermani Aiman Mazyek pershendeti ceremonine perkujtimore si sinjalin e duhur. Ceremonia mund te perfshinte disa elemente fetare te tilla si nje recitim te Kuranit tha ai ne nje interviste ne shtyp.

Autor Marcel Frstenau/Angjelina Verbica
Redaktion Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›