E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle mbeshtetje per Afganistanin

Westerwelle u takua ne kryeqytetin afgan me presidenti Hamid Karzai ministrin e Jashtem Salmai Rassoul dhe ushtare te ushtrise gjermane te stacionuar ne Kabul. Diskutimet me autoritetet afgane lidheshin kryesisht me pergatitjen e konferences nderkombetare per Afganistanin qe do te zhvillohet ne Bon me 5 dhjetor. Fjala eshte per te ardhmen e Afganistanit pas perfundimit te terheqjes se trupave luftarake te NATO-s te planifikuar ne vitin 2014. Mesazhi i ministrit te Jashtem gjerman Guido Westerwelle ishte i qarte Afganistani nuk do te lihet ne harrese as pas vitit 2014 pasi te largohen trupat nderkombetare. Mantra dhe motoja e re e qeverise eshte Dorezimi i Pergjegjesive. Presidenti Karzai e vleresoi Gjermanine si nje mik te madh i cili edhe ne kohe te keqe ka qene gjithmone ne ane te Afganistanit.

Karzai eshte optimist Ditet e ardhshme dhe konferencen ne Bon do ta tregojne vullnetin e mire dhe miqesine. Ne jemi shume mirenjohes. Gjermania do te beje si gjithmone pune te mire dhe une jam i sigurt se Gjermania e ka bere kete gjithmone.

Bildunterschrift Guido Westerwelle Kabul Afganistan

Ende nuk duket se ka nje ide themelore apo nje plan te pjekur per nje te ardhme te qendrueshme dhe te sigurte per Afganistanin. Vetem gje eshte eshte e sigurt qe trupat e huaja do te largohen. Ky eshte nje veprim jashtezakonisht i veshtire balancimi. Pas terheqjes se trupave situata e brishte e sigurise ne Afganistan mund te perkeqesohet edhe me tej. Prej kesaj paralajmerojne vazhdimisht jo vetem ushtarake te rangut te larte. Nga ana tjeter nje date per terheqjen e trupave eshte ndoshta e nevojshme per te rritur presionin mbi qeverine afgane per ti marre gjerat ne duart e veta edhe pse me perkrahjen e vazhdueshme nga jashte.

Ne konferencen ne Bon do te flitet per perspektiva por jo per ndihma te metejshme. Nje problem mbetet vete qeveria Karzai mendon Selay Ghaffar e cila do te jete si perfaqesuese e shoqerise civile pjese e delegacionit afgan ne Bon. Populli i Afganistanit eshte i gatshem per demokraci dhe te drejtat e njeriut. Per fat te keq qeveria jone nuk eshte ne gjendje per ta ofruar ate thote Ghaffar Selay.

Autor Christoph Grabenheinrich / Pandeli Pani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›