Kleri dhe Politika
Ditët e fundit po diskutohet kandidimi i një ish myftiu për bashkinë e Rrogozhinës. Diskutimi ka marrë përmasa të tjera kur partia e cila i “hapi” krahët këtij ish myftiu është ajo Demokristiane. Në fakt kjo duhet parë nga dy këndvështrime. E para është kandidimi i tij si një klerik; pra pavarësisht përkatësisë së tij fetare. E dyta, kandidimi i tij si mysliman në një parti, e cila megjithëse me një program laik, quhet Demokristiane.
Për sa i përket pikës së parë mendoj se i duhet hedhur një sy historisë. Jo shumë larg, koha në të cilën feja ishte e pandarë nga politika quhej “mesjetë”. Kjo, të paktën në Evropë. Renesanca filloi me shkëputjen e fesë nga politika, ose më saktë shkëputjen e “klerikëve” nga politika. Kjo ka shumë rëndësi, sepse ashtu si përzierja e klerikëve me politikën është diçka e gabuar, dhe largimi i plotë i politikanëve nga pikëpamjet fetare nuk është shumë i frytshëm. Kjo, sepse me këtë largim, shtohet distanca ndërmjet politikës dhe moralit. Ndërkohë që një politikan i moralshëm dhe i zoti në punën e tij, është njeriu që kërkohet dhe nga vetë elektorati.
Një dijetar mysliman i kohëve moderne, citon në fjalët e tij se i ruhet Zotit prej shejtanit dhe politikës. Meqenëse kur e ka thënë këtë nuk ka patur ndonjë detyrë zyrtare si klerik fetar, përdorimi i kësaj fjale është shumë domethënës. Vetë fakti se e ka trajtuar këtë temë për të nënkuptuar se një besimtar duhet t`i qëndrojë larg politikës për sa kohë që rregullat e “lojës” nuk janë sipas moralit fetar dhe shoqëror, na tërheq vëmendjen për anën tjetër të medaljes; Po një klerik në detyrë, sa larg duhet t`i qëndrojë politikës? Fakti se në politikë ka konkurrencë, tregon se një person i cili predikon fenë nuk duhet të merret me të. Ndërkohë që në politikë, nëse vëllai yt i përket një ideologjie tjetër, ai bëhet konkurrenti yt, në fe ndodh e kundërta. Sipas fesë, nëse do të arrish dashurinë e Krijuesit duhet të duash dhe krijesat e tij. Nëse falënderon njeriun, di të falënderosh dhe Krijuesin tënd. Respektimi i njerëzve, i fqinjëve, dashuria për të gjithë, qëndrimi larg smirës janë disa nga parimet kryesore që predikohen pothuajse nga të gjitha fetë. Gjatë këtij predikimi nuk ka dallim ngjyre, race, përkatësie fetare, e aq më pak, përkatësie partiake, apo ideologjike. Nga ky këndvështrim, kuptohet qartë se sa i gabueshëm ka qenë kandidimi i ish myftiut ndërkohë që ai ishte në detyrë. Kjo sepse ishte një klerik zyrtar që predikonte vëllazërimin e mospërçarjen.
Nëse kundërshtimet do të ishin prej këtij kahu, shumë do të ishin dakort me të. Diskutimi merr ngjyra të tjera kur trajtohet si gabim kandidimi i tij në një parti demokristiane. Pra ishte gabim përfshirja e tij në politikë, apo kandidimi i tij si mysliman në një parti demokristiane? Në lidhje me këtë duhet vëzhguar mirë programi i kësaj partie dhe mesazhet që janë lëshuar nga ajo gjatë punimeve elektorale në kohë. Nëse kjo parti ka nuanca fetare dhe për më tepër të një përkatësie tjetër fetare, atëherë i mbetet ndërgjegjes së kandidatit për të peshuar pozitën dhe rolin e tij. Në fakt, përçarja fetare fillon nga momenti që kandidati akuzohet për pjesëmarrjen e tij në një parti me përkatësi fetare tjetër. Do të ishte përçarje, ose “tradhëti” nëse do të kishte një parti me nuanca të fesë Islame në programin e saj, të mirëfilltë dhe të denjë për të bërë një pjesë të caktuar te elektoratit që të ndjehet i përfaqësuar. Ndërkohë që nuk ka një parti të tillë dhe ndërkohë që Partia Demokristiane i ka “hapur” dyert ish myftiut, kjo mbetet një “përgjegjësi” vetjake e kandidatit dhe nuk tërheq në replika besimtarë të feve përkatëse.
Dialogu dhe toleranca ndërfetare është një nga virtytet e këtij populli. E siguruar nga brezat, kjo karakteristikë nuk mund të njolloset, apo të vihet në dyshim ekzistenca e saj, nga individë apo grupe të caktuara.
Shqipëria do të jetë në duar të sigurta për sa kohë do të kemi politikanë me moral fetar e shoqëror. Gjithashtu edhe feja është në duar të sigurta për sa kohë që do të kemi klerikë që i qëndrojnë larg politikës...