Viktimat e Medias ???
Ne shqiptarët si të rriturit ashtu dhe fëmijët jemi gjithë kohës të joshur. Ne ndikohemi dhe më pas ndërrojmë pikëpamjet tona dhe për këtë shumë pak nga ne protestojnë. Pse ? Sepse joshësit dhe ndikuesit në pikëpamjet tona që janë reklamuesit ftohen vullnetarisht në shtëpitë tona. Ne jemi viktima, me sa duket të kënaqur –njëkohësisht të etur- për të qenë viktima. Ne jemi në kontakt me mesazhet proporcionale pothuajse kudo, në gazeta, revista, televizion, dyqane, kinema etj. Ndonëse pa kuptuar ne thithim mesazhet e tyre në mënyrë të pakuptueshme dhe i mbledhim ato në subkoshiencën tonë.
Ka disa lloje teknikash propoganduese dhe ne po analizojmë 2 prej tyre më të përdorurat nga mediat Shqiptare.
Së pari, kemi fjalët me efekt të përgjithshëm. ǒjanë fjalët me ndriçim apo shkëlqim të përgjithshëm?
Forca e një fjale të fortë pozitive.C’është kjo? – Fjala e fortë pozitive në rastin tonë është ajo fjalë që nuk ka një përmbajtje konkrete reale, që jo vetëm nuk vlerësohet dot, por është e pamundur të vërtetohet. Ajo është një fjalë me një kumbim tepër të fuqishëm. Ata që përdorin këto “fjalë të forta pozitive” i krijojnë produktit të tyre një ambjent atraktiv dhe rrëshqitës pra jo të qëndrueshëm. Ata përdorin disa fjalë të mjergullta që nuk kanë të njëjtin kuptim për njerëz të ndryshëm, por që janë tërësisht qëllime për tu arritur nga të gjithë dhe kemi për shembull disa shprehje të tilla: “ mrekullia trokiti edhe tek ty, suksesi yt fillon këtu, idealja për ty, bukuria është shumë pranë duhet vetëm ta kapësh” pra, fjalë apo shprehje që kanë një shkallë sipërore pozitive.
Duke qenë se njerëzit janë qenie ku ekziston objekti i pamjaftueshmërisë ata janë në kërkim të më të mirës, më të lartës, me hyjnores dhe kështu gjithçka që rrethohet me këtë tis pra ideal është tërësisht tunduese dhe tërheqëse për ta. Këto fjalë apo shprehje i dhurojnë njerëzve një lloj ndjenje tepër pozitive dhe i shtyjnë ata të provojnë këtë ndjenjë me përdorimin e produktit.
Me fjalët e përdorura emocionet mund të sundojnë mbi arsyen. Pra, këto produkte pëdoren përgjithësisht pa menduar mirë se cfarë nënkuptohet nga fjalët e përdorura për to apo sa të vërteta apo të arritshme mund të jenë keto fjalë. Dhe shembulli më i mirë për këtë grup përveç produkteve është politika. Reklamat për politikanët apo cështjet politike po t’i vini re kanë gjithmonë në permbajtjen e tyre të tilla fjalë të papërcaktuara, apo siç i quajtëm më lartë rrëshqitëse me efekt pozitiv që nuk mund të maten.
Ato perdoren ne menyre te shpeshte ne fushatat elektorale ne ate menyre qe te ndikojne ne opinionet e mendimet e njerezve per te influencuar voten e tyre.
Psh: Voto per te ardhmen -Cilen te ardhme?
Ai kujdeset per njerezit -Cilet njerez?
Voto per progresin - Progresin sipas kujt, me cfare standartesh?( te gjitha teper te pergjithshme dhe te pa matshme)
Se dyt,i mund te permendim tekniken e simbolit.
Keshtu pra reklamuesit perpiqen qe te permiresojne imazhin e produktit te tyre duke perdorur ne to njerezit qe jane bere simbol i dickaje qe respektohet dhe pelqehet nga te gjithe, duke perdorur njerez te famshem qe jane idhujt e te rinjve apo simbolet e filmave e femijeve per te influencuar ne vendimet dhe mendimet e tyre.
Perqendrohemi tek demi i madh qe mund te bejne te tilla joshje. Ne jemi shenjestra e propagandas se alkolit cdo dite dhe teknikat e propagandes formojne dhe ndikojne ne opinionin apo vendimet tona. Fabrikuesit apo prodhuesit e alkolit perdorin nje varietet me teknika te pandershme per te reklamuar pijet alkolike tek te rinjte..
Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Anheuser-Busch Co, birre-prodhuesi me i madh ne bote, perdor elemente qe terheqin me shume se gjithekend tjeter femijet ne reklamen e tij. Shume nga reklamat qe behen per pijet alkolike percillen nga imazhe karaktere vizatimor, apo skicash vizatimore me bretkosa, qenushe apo pinguin ne publicitetin e Birres Budëeiser. Ne nje prej tyre thuhet “Ky Bud eshte per ty! dhe shfaqen 2 bretkosa duke pare nje shishe te birres Budëeiser. Keta personazhe vizatimor Budëeiser jane jashtezakonisht te famshem tek femijet.
Anheuser Busch, karakteret e ketyre kartonave qe reklamonin birren Budëeiser kishin dale nga sondazhe te shumta ne Amerike si reklamat me te preferuara te femijeve.
Ky nuk eshte nje aksident. Anheuser –Busch eshte duke drejtuar fushaten publicistike per te terhequr qellimisht vemendjen e femijeve dhe per t’i drejtuar ata per te provuar birren.
Keto reklama Budëeiser jane te papermbajtura dhe te paarsyeshme. Keshtu eshte edhe reklama e birres Stela ne Shqiperi “ Edhe nje tjeter “ e cila rradhitet ne nje nder reklamat me te pelqyera dhe te preferuara te te rinjve pasi shohin ne te futbollistin e tyre te preferuar Bogdanin duke pire me shume deshire kete birre.
Reklamuesit mbeshteten thellesisht mbi propaganden per te shitur produktet e tyre dhe produkti mund te jete cfaredo, duke filluar qe nga kolinosi i dhembeve, nje kandidate per nje post te rendesishem, apo nje ceshtje e caktuar politike.
Propaganda eshte nje perpjekje sistematike per te influencuar opinionet e njerezve, per te fituar mbi nje kendveshtrim apo opinion te caktuar.Propaganda nuk eshte e lidhur detyrimisht me cfare eshte e mire apo e keqe, e vertete apo fallco. Reklamuesit thjeshte duan qe njerezit te besojne mesazhin e derguar. Reklamuesit shpesh perdorin mashtrime, hilera te mprehta apo edhe gjera krejtesisht te sajuara qe te ndikojne apo te tundojne mendimet e njerezve.
Ne nje reviste shume te njohur angleze, nje faqe reklame e Scotch Ëiski tregon 2 burra te ulur ne nje restorant elegant. Ne secilin nga vendet ndodhet nje kupe e vendosur ne nje pjesez qelqi te tejdukshme dhe nje pjate e ceket me ngjyre te argjendte. Ngjitur me cdo pjate eshte nje gote kokteili.Te dy burrat jane duke qeshur dhe perplasur duart me njeri tjetrin, sikur sapo kane arritur nje marreveshje biznesi. Ne diciture shkruhet: “Shija e suksesit”.
Kjo eshte nje perpjekje sistematike per te influencuar mendimet e njerezve, per te fituar, apo ndikuar mbi nje kendveshtrim, apo zgjedhje te caktuar. Media ne kulturen tone percon nje shembellim te shtrember te realitetit persa i perket suksesit apo lumturise. Alkoli eshte nje shkaktar i madh i vdekjeve tek te rinjte dhe jo ne menyre te qarte Celes Suksesi. Ai influencon ne menyre te rendesishme dhe domethenese ne aksidentet me motorra apo me makina, dhe demtimeve te tjera si vetevrasjeve, perdhunimeve dhe dhunimeve ne familje, shkolle apo ne probleme te tjera sociale. Nuk duhet te inkurajohen te rinjte te pijne alkol. Prodhuesit e alokolit duhet te punojne shume per te limituar reklamat qe nxisin apo inkurajojne te pirin nen moshen e lejuar.
Dhe se fundmi lind pyetja, pse kemi kaq shume reklama ... Mos valle ato vertet arrijne rezultatet e deshiruara nga propaganda qe bejne ...
Natyrisht qe ato i arrijne, influenca e tyre eshte e madhe sepse shume nga ne nuk analizojne vertetesine e tyre.
Eshte e vertete qe disa nga reklamat mund te jene edhe te verteta qe nje lloj vaji te jete me i shendetshem se tjetri. Por lind pyetja nese kjo eshte e vertete pse nuk lihet qe individi ta gjeje vete cilin vaj apo produkt te zgjedhe ne menyre te pavarur .
Pra, gjithesesi ne perdoremi apo shfrytezohemi nga propaganda ndoshta ne menyre edhe abuzive dhe audienca gjithmone e me shume po ndihet nen presionin per t’u pajtuar...
Nga : Jonida Drogu
Pedagoge e Shkencave Politike ne Universitetin e Tiranes