Kleriku: Janullatos të përjashtohet nga mesha e 28 Nëntorit
ELBASAN -Kryepeshkopi Anastas Janullatos të mos e marrë mundimin të drejtojë meshën me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Katedralen e Re Ngjallja e Krishtit në Tiranë. Ai ka kohën e mjaftueshme të gjykojë se largimi i tij është mjaft i vonuar". Kështu deklaroi dje për "Gazeta Shqiptare", At Nikolla Marku. Kleriku i mirënjohur elbasanas pohoi se Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare e Shqipërisë do t'i kërkojë kryeministrit dhe qeverisë "Berisha" përjashtimin e Janullatosit nga ceremonia zyrtare. Nga ana e kësaj kishe si dhe besimtarëve të saj, në emër të mbarë popullit shqiptar është paralajmëruar mbajtja e një meshe më 28 Nëntor 2012. Sipas At Nikolla Markut këtë meshë nuk mund ta mbajë kurrsesi i paligjshmi, greku Anastas Janullatos.
MESHA
"Drejtimi i meshës nga ana e tij është një fyerje jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por për të gjithë kombin shqiptar, pasi kryepeshkopi Janullatos nuk dëshiron festën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Anastas Janullatos kërkon që Greqia të aneksojë të ashtuquajturin Vorio-Epir dhe të rrëmbejë një pjesë të detit të Shqipërisë. Kështu që jemi në kohë për t'u bërë thirrje organeve ligjzbatuese të vendit tonë që të mos lejojnë përdhosjen e ceremonive kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sikurse është përfshirja në protokollin ceremonial e kryepeshkopit Janullatos",- tha At Nikolla Marku. Sipas tij, mbajtja e meshës së paralajmëruar nga ana e Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare e Shqipërisë është një nderim dhe respekt i jashtëzakonshëm që u duhet bërë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. "Do të ishte absurde dhe një nga veprimet më provokuese dhe më të papërgjegjshme që një kalë troje si kryepeshkopi grek, Anastas Janullatos të angazhohej me bekimin e Qeverisë së Shqipërisë në ceremoni të tilla brenda familjes shqiptare. Kryepeshkopi Janullatos nuk duhet të jetë pjesë e ceremonive të tilla, pasi ai dhe shteti i tij jo vetëm që vazhdojnë të bëjnë përpjekje për copëtimin e Shqipërisë, por janë mobilizuar së tepërmi edhe për helenizimin e kulturës tonë me të gjitha format",- u shpreh kleriku elbasanas.
PARALAJMERIMI
Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë, At Nikolla Marku paralajmëron kryepeshkopin Anastas Janullatos që të mos e marrë mundimin të drejtojë meshën që do të mbahet në Katedralen e Re Ngjallja e Krishtit në Tiranë. Këtë meshë, sipas At Nikolla Markut do e organizojë Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare e Shqipërisë, dhe askush tjetër nuk duhet të guxojë ta pengojë atë. "Të gjithë shqiptarët e dinë mirë që Katedralja e Re Ngjallja e Krishtit në Tiranë ishte produkt i një marrëveshjeje të turpshme mes qeverisë "Berisha" dhe Anastas Janullatosit për ta mbajtur këtë të fundit si kryepeshkop në Shqipëri. Ndërtimi i Katedrales së Re Ngjallja e Krishtit, më së shumti është një investim me prapavijë të rrezikshme dhe në dobi të shovinizmit grek",- argumentoi kleriku Marku. Ndërsa tha se, prandaj Katedralja e Re Ngjallja e Krishtit në Tiranë më 28 Nëntor 2012 do t'u shërbejë besimtarëve ortodoksë shqiptarë pa kryepeshkopin Janullatos dhe pa priftërinjtë e tjerë grekë. At Nikolla Marku paralajmëron se kushdo që do përpiqet ta pengojë mbajtjen e meshës në Katedralja e Re Ngjallja e Krishtit në Tiranë pa kryepeshkopin Anastas Janullatos do të marrë ndëshkimin maksimal nga besimtarët ortodoksë. "Nuk do lejojmë të përdhoset vepra e martirëve të kishës ortodokse dhe aq më tepër vepra e Ismail Qemalit, Fan Nolit etj. Kryepeshkopi Janullatos ka shansin e fundit të reagojë duke u larguar nga drejtimi i paligjshëm i Kishës dhe të heqë dorë përfundimisht nga nxitja e frymës së përçarjes mes besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë. 28 Nëntori 2012, do të jetë jo vetëm një Ditë e Shenjtë sepse është 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe i pavarësimit të Kishës së uzurpuar nga grekët. Ftoj gjithë shqiptarët ta mbështesin mbajtjen e kësaj meshe mjaft domethënëse",-deklaroi kleriku elbasanas.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)