E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranimet në universitete, përfundon afati i plotësimit të formularit A2

Tiranë- Afati për plotësimin e Formularit A2 që u jep mundësi maturantëve për të kandiduar në universitet e të gjithë vendit, ka përfunduar ditën e djeshme.

Të gjithë ato që nuk kanë plotësuar këtë formular kanë humbur përfundimisht të drejtën për të ndjekur studimet e larta në ndonjë nga universitet e vendit.

Deri më tani rezultojnë rreth 3300 maturantë që kanë plotësuar këtë formular, ndërkohë që vetëm 27647 prej tyre do të kenë mundësi të fitojnë një të drejtë studimi sepse kaq janë kuotat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit.

Në faqen zyrtare të MASH janë publikuar gjithashtu kuotate  plotë për secilin nga universitetet dhe fakultetet e vendit.

Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Provimeve deklaron se nuk do të ketë shtyrje të afatit. Sipas tij, përjashtim do të ketë vetëm në raste kur maturantët kanë patur probleme shendetësore të cilat mund t`i provojnë, ose kanë qënë pjesë e kompeticioneve kombëtare.

Për të gjithë ata nxënës, që për arsye të rëndësishme, siç mund të jenë problemet shëndetësore apo aktivitetet kombëtare, do të përcaktohet një afat tjetër për plotësimin e Formularit A2, në mënyrë që të mos u hiqet e drejta e studimeve, – ka sqaruar Harizaj, i cili ka bërë gjithashtu me dije se do të publikohen edhe afatet e reja.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›