E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, Banka refuzon akuzat për pastrim të parave

LONDER-Banka britanike, Standard Chartered Bank, me seli në Londër, e akuzuar për shkeljen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, i ka hedhur poshtë akuzat dhe njoftoi se tashmë po bashkëpunonte me rregullatorët amerikanë.

Më tej, kjo bankë tha se në mënyrë vullnetare u është paraqitur agjencive të Shteteve të Bashkuara në vitin 2010, me regjistrin e transaksioneve me Iranin në periudhën 2001 – 2007.

Banka thotë se këto të dhëna tregojnë se ajo ka synuar të bashkëpunoj dhe “në mënyrë gjithëpërfshirëse kishte bashkëpunuar” me të gjitha ligjet amerikane për parandalimin e financimit për programin bërthamor iranian dhe për grupet terroriste.

Banka tha se ishte e befasuar nga akuzat e djeshme të Benxhamin Lauskit i shërbimeve financiare të shtetit Nju Jork.

Lauski tha se banka Standard Chartered Bank kishte bashkëpunuar me qeverinë iraniane për pastrimin e 250 miliardë dollarëve prej vitit 2001 e deri në vitin 2007, duke e lënë sistemin financiar të Shteteve të Bashkuara “të pambrojtur nga terroristët”.

(d.b/EvropaeLire/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›