Klevis Dalipi, Vllaznia opsion real

Rikthim te Vllaznia? Klevis Dalipi, sulmuesi elbasanas që luan në radhët e Shkumbinit është në mëdyshje për të ardhmen e tij në pjesën e dytë të sezonit. I kënaqur nga trajtimi te peqinasit dhe presidenti Xhavit Ismaili, por i joshur nga oferta e pazakontë e presidentit të skuadrës shkodrane, Valter Fushaj. Dalipi, shënoi gjatë 17 javëve të para për Shkumbinin 3 gola, ndërsa sezonin e kaluar me Vllazninë 9 gola. 31-vjecari (mbush 32, më 13 mars 2008), dallohet për nuhatjen e tij para portës dhe Vllaznia i bëri një ofertë interesante. Drejtuesit kuqeblu kërkojnë nga lojtari të marrë menjëherë letrat dhe të shpërngulet në "Loro Borici" dhe një gjë e tillë me sa duket do të realizohet shumë shpejt.