"Klik Ekspo", pjesë e Unionit Botëror të Panaireve
"Klik Ekspo Group" do t‘i bashkohet së shpejti UFI-t (Unioni Botëror i Panaireve), duke u bërë anëtarja e 84. Ky është një lajm i mirë që vjen në kuadër të edicionit të 16 të panairit ndërkombëtar "Klik Ekspo", ndërsa të tjera zhvillime pozitive priten të shfaqen në ditët në vijim. Për të bërë një prezantim të shkurtër të panairit, që do të zhvillohet në datat 25-30 nëntor 2009, presidenti i "Klik Ekspo Group", Luan Muhametaj, ftoi dje mediat në një konferencë, ku ishin të pranishëm dhe organizatorët e tjerë, si Ambasada e Greqisë, Dhoma e Tregtisë, Ministria e Ekonomisë, por dhe mbështetësit kryesorë, si gjiganti çek, "Tatra". I pranishëm në konferencë ishte edhe Vincent Gerard, president i UFI. Shoqëria e mirënjohur "Klik Ekspo Group" ka ftuar presidentin e UFI-t, "Global Association of the Exhibition Industry", që të jetë i pranishëm dhe vizitojë edicionin e 16 të Panairit. Gerard tha se të gjitha vendet e rajonit janë pjesë e UFI-t, si dhe kanë përfaqësuesit e tyre. Në të gjitha shtetet pjesëtare të UFI-t, ka të paktën një qendër panairesh të certifikuar nga kjo organizatë ndërkombëtare. Për këtë shkak, UFI do të mbështesë ngritjen në Shqipëri të një qendre shumëfunksionale panairesh.
Në konferencën e djeshme për shtyp u bë e ditur se panairi i këtij viti, i organizuar nga shoqëria "Klik Ekspo Group", do të auditohet dhe vëzhgohet nga afër. "Qenia anëtar i UFI-t, do t‘i lejonte ‘Klik Ekspo Group‘, por dhe të gjitha bizneseve në Shqipëri që të rriten dhe njihen ekonomikisht. Do t‘i lejonte që organizimet e biznesit dhe shoqatat e subjektet e ndryshme t‘i bashkëngjiten vendit tuaj në këtë zhvillim që po ndodh", u shpreh Vincent Gerard. Në konferencën për shtyp, të organizuar nga "Klik Ekspo Group", presidenti Luan Muhametaj u shpreh i bindur se Shqipëria nëpërmjet "Klik Ekspo Group" do të arrijë të bëhet pjesë e UFI-t.
Në konferencë morën pjesë dhe Christos Farmakis, nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare, Ambasada e Greqisë, Jindrich Ploch, president i Shoqatës së Industrisë Ushtarake Çeke, Nikolin Jaka, president i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Pavel Stefka, përfaqësues i "Tatra".
Luan Muhametaj, president i "Klik Ekspo Group" tha në fjalën e tij se "edicioni i 16 i Panairit Ndërkombëtar do të jetë një sukses për marrëdhëniet mes bizneseve dhe klientëve. Në këtë vit kemi rreth 95 për qind të ekspozuesve, kompani që operojnë jashtë Shqipërisë, pra kompani të huaja. Vetëm pjesa tjetër, prej rreth 5 përqindësh janë kompani që operojnë në Shqipëri. Kjo tregon për mundësitë e vendit tonë, si dhe besimin që këto kompani kanë treguar ndaj "Klik Ekspo Group". Ky vit do të jetë më se i veçantë për ne dhe për të gjithë pjesëmarrësit, kjo për shkak të prezencës për herë të parë në Shqipëri të UFI-t, ose ndryshe Organizata Botërore e Industrisë së Panaireve. UFI do të na ndihmojë në ngritjen dhe certifikimin e një qendre panairesh në Tiranë, dhe për këtë ne po bashkëpunojmë fuqishëm".
Vincent Gerard, president i "Global Association of the Exhibition Industry", në konferencën e "Klik Ekspo Group" tha i pyetur nga media se "mendoj se të gjitha vendet në botë duhet të kenë organizime sa më të mira të panaireve dhe gjithashtu qendra të mira të panaireve".
Christos Farmakis, Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare, Ambasada e Greqisë tha se, "së pari falënderoj ‘Klik Ekspo Group‘ dhe Luan Muhametaj për mundësinë që na dhanë për të qenë të pranishëm dhe të ftuar nderi në edicionin e 16 të Panairit Ndërkombëtar. Prezenca në panairin e këtij viti, e bizneseve greke do të jetë e madhe". Tetë dhoma tregtie të zonave të ndryshme të Greqisë do të jenë të pranishme me stendat e tyre. Përfaqësuesit në konferencë ishin të bindur se panairi do të krijojë mundësinë për takime të shumta dhe bashkëpunim mes bizneseve.
Forumi fillon më datë 26 nëntor dhe në ditën e parë do të ketë si temë kryesore të ardhmen e biznesit. I ftuar do të jetë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Ditën e dytë të forumit do të ketë dy tema të rëndësishme. E para do të jetë mbi ekologjinë dhe mjedisin, ku të ftuar do të jenë ministri Fatmir Mediu dhe ministri Sokol Olldashi. Do të ketë tema të rëndësishme për cilësinë dhe standardet, pasi ato prekin shumë biznese shqiptare, që duan të eksportojnë prodhimet në Bashkimin Europian. Ndërsa Jindrich Ploch, president i Shoqatës së Industrisë Ushtarake Çeke tha se, "është një shans i madh për mua që vizitoj vendin tuaj. Qëllimi i shoqatës sonë është që të promovojmë bizneset dhe të nxisim marrëveshjet tregtare".
Panairi
Gati 95 për qind e bizneseve që do të marrin pjesë në panair janë të huaja, kurse të tjerat, shqiptare. Organizatorët thonë se parashikohet të jenë rreth 450 prezantues biznesi nga 30 vende të botës. Sipas tyre, panairi i nëntorit gëzon një nivel të lartë vizitash, rreth 150 mijë.