E Diel, 1 Nëntor 2026

"Piraeus Bank", fitim neto 219 milionë euro

Një vit pas zhvillimit të plotë të krizës ekonomike në Greqi dhe në rajon, "Piraeus Bank Group" ia ka dalë mbanë të forcojë pozicionin e tij. Bilanci i grupit është solid dhe me likuiditet më të lartë se në gjithë historinë e bankës. Fitimi para provigjioneve shënon 603 milionë euro për 9-mujorin e vitit 2009 krahasuar me 670 milionë në të njëjtën periudhë për vitin 2008. Shenjat pozitive për rikuperimin e ekonomisë globale po forcohen gjithnjë e më tej, ndërsa sektori botëror financiar po vazhdon të rimëkëmbë vetveten në kushtet e reja të tregut. "Menaxhimi i kujdesshëm i ‘Piraeus Bank Group‘ do të vazhdojë të përfshijë politikat kryesore dhe objektivat e zhvillimit në tregjet e rajonit ku operon dhe aty ku prospektiva e zhvillimit afatmesëm mbetet pozitive", tha kryetari i Bordit të Drejtorëve, Michalis Sallas. Sipas tij, fitimi neto i grupit, i cili i atribuohet aksionerëve, shënon 219 milionë euro, falë rritjes së rëndësishme të provigjioneve. Në bazë të rritjes krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2009, kemi një rritje të fitimit neto me 18 për qind. Ndërkaq, totali i aseteve shënoi 52,3 miliardë euro, krahasuar me një vit më parë, kurse raporti kredi/depozita është 103 për qind. Pjesë e "Piraeus Bank Group" është edhe "Tirana Bank", e cila shtrihet me degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Grupi është themeluar në 1916 dhe ka kaluar në disa procese të rëndësishme ndryshimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›