E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH,shqyrtim të financave për rrugët në Shqipëri

Banka Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim (BERZH), po shqyrton financimin e ndërtimit të rrugëve lokale në Shqipëri. Vlera e projektit vlerësohet në 137 milionë euro, ndërsa do të bashkëfinancohej nga Banka Evropiane Investuese dhe me fondet të BE-së. Realizimi i projektit do t'i besohet Fondit për Zhvillim të Shqipërisë. Projekti, për financimin e të cilit BERZH-i do të vendos në fillim të shkurtit, është pjesë e programit më të gjerë të ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, që po financohet së bashku me Bankën Botërore, Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe fondin e OPEK-ut për zhvillim ndërkombëtar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›