Klinikat dentare. Sherbimi privat 100 ne akreditim
Klinikat dentare janë gati dhe të parat, që do të akreditohen në krahasim me institucionet e tjera shënderësore. Jo pak por 100 të tilla do të akreditohen, ndërkohë që vetëm dy spitale dhe dy poliklinika janë interesuar për këtë proces. Viktor Shehu, kreu i Urdhërit të Hipokratit, që ka monitoruar cilësinë e klinikave dentare, thotë për “AS” se shkaku se pse shërbimi stomatologjik është në pararojë ka të bëjë me faktin se ky është një shërbim i liberalizuar dhe plotësisht i privatizuar.
"Kreditimi legal tani po fillon. Akreditimi real është bërë. Janë një numër i madh klinikash që kanë investuar në teknologji, në kualifikim dhe sterilitet. Tani ato po identifikohen dhe do aplikojnë te qendra kombëtare e akreditimit. Janë rreth 100 klinika që plotësojnë standardet maksimale. Shërbimi i stomatologjisë gjeneron vlera, gjeneron të ardhura, përgjegjësi shumë më të mëdha dhe i kap më shpejt këto procese. Shërbimi shtetëror ka problematikat e saj", tha Viktor Shehu, President i Urdhërit të Hipokratit.
Këtë vit ka nisur procesi i edukimit në vazhdim për aftësimin profesional edhe të stomatologëve. Në seminarin që u mbajt në Tiranë, në vazhdën e këtij procesi, morën pjesë mbi 20 stomatologë. Ata u njohën me metodat më të reja në fushën e kirurgjisë dhe teknologjisë dentare.
Julia Bardhushi Azhornuar së fundi ( e martë , 11 tetor 2011 )