E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A3 brenda 24 oresh nis shperndarja

Brenda 24 orëve të ardhëshme pritetet të bëhet publik formulari A3, i cili do  të jetë shansi i fundit i atyre që ende nuk janë bërë pjesë e arsimit të lartë. Burime zyrtare pranë ministrisë së Arsimit bëjnë me dije për AS, se formulari pritet të behët publik në orët në vijim, ndërkohë që  në formulimin e tij do të ketë edhe risi, në ndryshim nga vitet e kaluara. 

Ajo që është bërë publike edhe më parë, nga autoritetet e arsimit, është se në formularin A3 janë  parashikuar të ketë më pak programe studimi, cka do të thotë më pak mundësi zgjedhje për degën. Ndërkohë në plotësimin e këtij formulari do të përfshihen tre kategori, ata që nuk kanë fituar në asnjërën prej fazave të formularit A2, ata që  janë  shpallur fitues në fazën e parë, janë rregjistruar për të vazhduar garën dhe janë ngjitur në preferencë, dhe nuk kanë shkuar të rregjistrohen dhe kategoria e tretë është kategoria e mbetësve.

Nga A3, do të përjashtohen të gjitha programet që quhen elitare si teknologji informacioni, stomatologji, mjekësi e përgjithshme, të gjitha ato që preferohen shumë dhe që pikët e fituesve të fundit këtu janë mbi 5500- 5600.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›