Klinsman largohet nga Bajerni i Mynihut
Jurgen Klinsman shkarkohet nga detyra si trajner i Bajernit të Mynihut. Vendimi është marrë gjatë paradites së djeshme, pas një mbledhjeje të drejtuesve të klubit (administratori Karl-Hainc Rumenige, menaxheri i përgjithshëm, Uli Hënes, e drejtori financiar Karl Hopfner). Lajmi u zyrtarizua rreth orës 11:15, megjithatë largimi i Klinsmanit nga stoli i bavarezëve ishte anonçuar më parë nga faqja elektronike e gazetës "Bild". Pavarësisht rezultateve të dobëta që sollën "divorcin", Bajerni e ka falënderuar ish-teknikun e Gjermanisë për bashkëpunimin 10-mujor. Në anën tjetër, 44-vjeçari shprehu keqardhjen: "Më vjen keq që aventura ime me skuadrën përfundoi në këtë mënyrë. Gjithsesi, dëshiroj të falënderoj nga zemra Bajernin, tifozët, stafin teknik dhe futbollistët. Kishim hedhur themelet për të ardhmen. Besoj se kjo skuadër ka ende shanse që të shpallet kampione e Bundesligës në fund të sezonit".
Krerët e klubit nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë publikuan pasardhësin e Klinsman. Që prej ditës së sotme, e deri në fund të sezonit, skuadra do të drejtohet nga trajneri i mirënjohur gjerman, Jup Heinkes. Në të kaluarën, 63-vjeçari ka punuar me Bajernin nga viti 1987 deri më 1991, duke fituar dy herë kampionatin (1989 dhe 1990). Më 1998 ai ka fituar Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit: praktikisht u shndërrua në heroin e "merengues", sepse riktheu në Madrid trofeun prestigjioz pas 32 vjetësh. Skuadra e fundit që Heinkes ka drejtuar është Borusia Mynshengladbah, klub në të cilin kishte filluar karrierën si futbollist në vitet ‘70. Më 31 janar 2007, vetëm pas tetë muajve punë, ku skuadra nuk regjistroi asnjë fitore në 14 ndeshje radhazi, ai dha dorëheqjen.
Së bashku me Klinsin janë larguar edhe dy asistentët (të ardhur nga SHBA-ja), Martin Vaskuez dhe Nik Tesiof. Bajerni ishte klubi i parë ku ish-sulmuesi i famshëm filloi karrierën si trajner, ndërsa emërimin më 30 qershor 2008, mediat e përkufizuan "Revolucioni Klinsman". Ai shfaqi ambicie të mëdha, duke pretenduar të ndryshonte filozofinë e lojës për të fituar sa më shumë trofe. Një betejë e dështuar: pas 302 ditëve, Bajerni ishte eliminuar nga Champions (ku u turpërua nga Barcelona) dhe Kupa e Gjermanisë. As ecuria në Bundesligë nuk ishte pozitive, duke humbur 7 ndeshje në 29 të luajtura (bilanci i dytë më i keq në dhjetë vitet e fundit), ndërsa me humbjen 1-0 përballë Shalkes titulli duket gjithmonë më larg.