RIDVAN BODE LUAN KUKAFSHEHTAS ME KRIZEN
Të gjitha të përditshmet e djeshme flisnin mbi një konferencë për shtypin të ministrit tonë të Financave, por vetëm "Shqip"-i e kish parë të udhës të theksonte një mesazh kontrovers të tij, sipas të cilit "kriza globale e këtyre kohëve nuk përbën shqetësim për qeverinë" (nga shkrimi nuk del e qartë, nëse fraza e futur në thonjëza është një perifrazim gazetaresk i mesazhit të ministrit, apo është një citim i gërmë për gërmshëm i këtij të fundit). Në të vërtetë, i përafruar apo i gërmë për gërmshëm, ky ka qenë kumti më i rëndësishëm i Bodes, e në këtë kuptim nuk merret vesh mirë se për ç‘arsye të përditshmet e tjera e kishin anashkaluar.
Ministri Bode është i vetmi ministër Financash në botën e sotme, që ka guximin të dalë e të deklarojë se "kriza nuk përbën shqetësim për qeverinë" (duhet shpresuar që shprehja e tij "shqetësim për qeverinë" të jetë pak a shumë identike me shprehjen "shqetësim për vendin"). E ka bërë këtë deklaratë, ngaqë do të shmangë ndonjë klimë paniku në prag të fushatës elektorale, gjë që do të mund të përkthehej në vota kundër mazhorancës? Po, duket se ky mund të jetë arsyetimi që bën Bode. Por në rrethanat që edhe vetë opozita nuk është ngutur ta lidhë këtë krizë me veprime qeveritare (dhe mirë ka bërë, pasi dhe njerëzit më pak të informuar e dinë tanimë, se kriza e ka burimin jashtë Shqipërisë), ky arsyetim është i pavend e i pathemeltë. Është e qartë pra se, edhe sikur kjo mazhorancë të pranojë që kriza ka mbërritur e frikshme në Shqipëri, asnjë kosto në terma politikë e elektoralë nuk do të paguhej prej saj. Asnjë qeveri në botë nuk ka rënë për shkak të kësaj krize; madje, në mënyrë paradoksale është vënë re një rritje e mbështetjes në favor të ca qeverive, dhe e gjithë kjo ka ardhur hëm si demonstrim i vetëdijes, se kriza është prodhuar gjetkë, hëm si rezultat i vetëdijes së kompaktësisë nacionale në këto kohë të vështira. Fjala vjen, Italia është një nga vendet më të prekura prej krizës (ka muaj të tërë, që ekonomia e këtij vendi po bën prapa), e megjithatë, popullariteti i kryeministrit Silvio Berlusconi nuk ka qenë asnjëherë kaq i lartë qysh prej momentit që ai vetë është kyçur në politikë.
Ah po, një qeveri në këto rrethana të krizës mund të bjerë prej mosveprimit, i cili nga ana e vet ngrihet mbi mosnjohjen e mospranimin e krizës. Dhe ky është me sa duket rasti i Shqipërisë dhe i qeverisë së saj, e cila vazhdon të flasë për rritje të nivelit të 5% dhe e cila vazhdon të thotë se "impakti i krizës është i papërfillshëm për shkak të reformave të ndërmarra në harkun e katër viteve të fundit" (dhe kjo frazë në thonjëza është marrë nga konferenca e pardjeshme për shtypin e ministrit të Financave). Duket e çuditshme se si Bode mund ta ketë thënë këtë gjë. Qeveria mund të ketë bërë reformat e veta gjatë viteve të fundit, por asnjëra sosh nuk është bërë me synimin për të neutralizuar pasojat e një krize, për të cilin as Bode, as ne të tjerët nuk dinim se do të pllakoste. Me fjalë të tjera, kjo është një krizë globale që luftohet me mjete e koordinim global. Asnjë vend, sado i rëndësishëm e i fuqishëm të jetë, nuk mund të përballet i vetëm me këtë krizë. Udhëheqësit e G20-s, të mbledhur në Londër gjatë muajit të shkuar, gati me një zë iu drejtuan Presidentit amerikan: na nxirr nga kriza, mister Barack! Nga ana tjetër, ishte ky i fundit që kërkoi veprimin e koncertuar të të gjithëve; ndryshe, dalja nga kriza bëhet gjithmonë e më e vështirë, s‘ka gjë se ndonjë sinjal shpresëdhënës ka filluar të fanepset në horizont.
Me këtë duhet thënë se vende si Shqipëria janë të dënuara t‘i vuajnë kriza të këtij lloji; rrjedhimisht, nuk kanë këllqe t‘u bëjnë ballë. E vetmja gjë që na mbetet për të bërë është përpjekja për të shpërndarë në mënyrë të drejtë pasojat e krizës, dhe përpjekja - me aq sa është e mundur - për të shmangur e parandaluar aventura qeverisëse, të cilat mund t‘i theksojnë këto pasoja.
Vërtet, ç‘dreq reformash mund të bëjë një qeveri me synimin për të mbajtur të paprekur nivelin e remitancave (rënia e këtyre të fundit është një nga pasojat e krizës)? Barra e krizës do të bjerë edhe mbi shpatullat e emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi, Itali, Gjermani etj., e për rrjedhojë, kjo do të ulë shumën e parave që këta emigrantë dërgojnë tek njerëzit e tyre në Shqipëri. Madje, mund të ndodhë dhe më keq akoma: nëse kriza vazhdon për një kohë të gjatë, viktimat e para të saj do të jenë emigrantët, një pjesë e të cilëve, të mbetur pa punë, mund të vendosin të kthehen në Shqipëri. Dhe kjo gjë do të rrisë masën e të papunëve këtejpari. Në të njëjtën mënyrë mund të arsyetohet lidhur me pasoja të tjera të krizës, siç janë rënia e investimeve të huaja, rënia e eksporteve tona, rënia e flukseve turistike, përballë të cilave Bodes nuk i mbetet shumë për të bërë.
Ministri ynë i Financave, në vend që të na hedhë syve një optimizëm të tillë propagandistik, nuk do të bënte keq të na përgatiste për më të keqen. Ndryshe i bie të besojmë, se janë budallenj të gjithë ata ekspertë në lëmë të ekonomisë (i fundmi ishte Mario Draghi), të cilët po na bëjnë me dije, se pasojat e krizës do të jenë më të rënda e më të zgjatura në vendet e varfra e në vendet në zhvillim. Me siguri Ridvan Bode i ka dëgjuar dhe i beson këto deklarata, por problemi është se ai nuk thotë atë që ai vetë beson; ai thotë atë që ustai i tij do të dëgjojë.