E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Dera e NATO-s do jetë e hapur për Ukrainën

"Dera e NATO-s do të mbetet e hapur, por është Ukraina që do të vendosë nëse dëshiron apo jo të ndjekë këtë rrugë apo një tjetër. Ukraina është një vend sovran, i pavarur që ka të drejtë të zgjedhë aleancat e tij'', deklaroi Klinton në fillim të takimit me homologun ukrainas, Kostantin Grishçenko.

Klinton i bëri këto komente pasi gjatë natës së djeshme, parlamenti ukrainas miratoi ligjin që nuk lejon anëtarësimin e ish-republikës sovjetike në NATO.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›