Rama: Ekonomia në krizë, Berisha përgjegjës
Gjatë një bashkëbisedimi të drejtpërdrejtë me gazetarët në selinë e Partisë Socialiste, numri një i opozitës bëri përgjegjëse qeverinë për mosmbledhjen e parave nga taksat kryesore. Sipas Ramës, në pesë muaj qeveria ka marrë 12.5 miliardë lekë nga depozitat e qytetarëve.
“Berisha po rrit borxhin, duke e futur ekonominë e vendit në kolaps. Shqiptarët po përfitojnë rritje pensionesh me para të tërhequra nga depozitat e tyre”, u shpreh Edi Rama.
Gjithashtu ai i bëri thirrje kryeministrit të zgjidhë krizën politike, sepse në të kundërt opozita do të përshkallëzojë edhe më tepër betejën për trasnparencë të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009. “Kjo është një betejë që do përshkallëzohet përsëri e përsëri derisa Shqipëria të vendoset në binarët e demokracisë”, nënvizoi shefi i opozitës.