E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton-Haxhinasto Shqiperia eshte nje aleat kyc i SHBA

Sekretarja e Shtetit tha ne fillim te takimit se me homologun shqiptar do te diskutonte nje numer ceshtjes. Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia tha ajo jane dy vende partnere Shqiperia tha Klinton eshte nje mik dhe aleat ne NATO i Shteteve te Bashkuara.
Shqiperia eshte nje partner dhe aleat i rendesishem ka deklaruar Clinton.
Ju sapo jeni kthyer nga takimi me Sekretaren e Shtetit. Cili ishte synimi i ketij takimi
Synimi i ketij takimi ishte riafrimi i miqesise se jashtezakonshme qe ekziston midis Shqiperise dhe SHBA-se gjithashtu ishte qe te kalonim te gjithe ceshtjet e axhendes sone bilaterale persa i takon rritjes se volumit te shkembimeve kryesisht atyre ekonomike por sigurisht edhe nje sere ceshtjesh te tjera qe kane te bejne me energjine rajonin. Kemi folur gjithashtu per rolin ne rritje te Shqiperise ne perballimin e sfidave si anetare e NATO-s kryesisht kemi folur per Afganistanin dhe kontributet qe jep Shqiperia atje kontributet e ardhshme te saj kryesisht ne fushen e trajnimit te forcave afgane per marrjen persiper te ceshtjeve te sigurise atje kemi folur gjithashtu per rajonin ku eshte vleresuar shume kontributi i Shqiperise politika e saj konstruktive ne rajonin tone per te krijuar nje integrim me te madh midis vendeve te rajonit dhe gjithashtu eshte vleresuar ne menyre te jashtezakonshme edhe kontributi qe ka dhene Shqiperia per Kosoven dhe konteksti dhe klima qe ajo ka krijuar me marredheniet me Serbine.
Permendet se ne takim u diskutua edhe per marredheniet dypaleshe ne sektorin ekonomik cfare me konkretisht pritet ne kete drejtim
Kemi rene dakord me Sekretaren Klinton qe te intensifikojme platforma qe ky bashkepunim te realizohet konkretisht. Nje prej ketyre ideve ishte qe te organizohet vitin e ardhshem nje konference per prezantimin e te gjithe mundesive qe krijon Shqiperia dhe rajoni per sa i takon zhvillimit ekonomik dhe investimeve te huaja. Per Shqiperine konkretisht kemi folur per mundesine e investimeve ne energjetike ne infrastrukture dhe ne turizem. Sigurisht kemi folur edhe per ato ceshtje qe kane te bejne me gjithe zhvillimin e rajonit qe jane nje lidhje me e madhe infrastrukturore midis gjithe vendeve te rajonit por edhe per heqjen e te gjithe atyre qe tashme quhen barriera jo fizike pra qe kane te bejne me krijimin e nje zone te lire ne te gjithe rajonin e Ballkanit.
Ju thate se ne takim eshte prekur dhe ceshtja e Kosoves e cila ndodhet perpara zgjedhjeve diten e diel dhe po ashtu perpara fillimit te dialogut me Beogradin. Ne kete kuader cfare roli mund te luaje Shqiperia ne keto zhvillime ne Kosove si e shikoni ju rolin e Shqiperise
Sigurisht qe Shqiperia nuk eshte pjese e ketyre zhvillimeve ne i ndjekim me vemendje shume te madhe dhe mbeshtesim forcimin e institucioneve atje mbeshtesim proceset normale zgjedhore dhe demokratike dhe sigurisht mbeshtesim dhe Kosoven ne te gjithe ato sfida qe ka konkretisht per sa i takon procesit te negociatave me Serbine per ceshtje konkrete per ceshtje specifike. Me sekretaren Klinton kemi folur edhe per kete gje kemi folur per rendesine e angazhimit amerikan ne kete proces gjithashtu kemi folur edhe per perpjekjet e perbashketa per krijimin e nje dinamike te re ne njohjet e reja per Kosoven si nje kontribut i drejtperdrejte per forcimin e paqes dhe te stabilitetit ne Ballkan.
Dua te ndalem ne nje koment qe beri dje nje zyrtar i larte i Departamentit Amerikan te Shtetit Zevendes Ndihmes Sekretar i Shtetit z.Ton Contryman gjate nje seance qe u be ne Kongresin Amerikan lidhur me zhvillimet ne Ballkanin Perendimor. Duke folur per Shqiperine z. Contryman pasi njohu permiresimet e medha qe ka bere Shqiperia gjate gjithe ketyre viteve anetaresimin ne NATO dhe perparimin drejt integrimit ne BE ai u shpreh po citoj megjithate perparimi eshte penguar nga mosmarreveshjet e tejzgjatura politike dhe nga korrupsioni jane dy probleme qe kane dale shpesh ne pah ne politiken shqiptare si u pergjigjeni ju ketyre komenteve te zyrtareve amerikane
Sigurisht zyrtareve amerikane ne u kemi paraqitur realitetin qe ekziston ne Shqiperi kemi paraqitur perpjekjet e medha qe jane bere per te luftuar korrupsionin konkretisht ate qe eshte arritur rezultatet e prekshme ne kemi paraqitur pra ate qe Shqiperia eshte nje ekonomi ne rritje te vazhdueshme qe performanca e saj eshte gjithmone ne permiresim. Kemi paraqitur efektin e programeve te caktuara nderhyrjeve te caktuara qe ka bere qeveria p.sh. Ne drejtim te prokurimit elektronik qe ka arritur efikasitetin ne menyre te jashtezakonshme per prokurimin e parave publike eshte ulur kosto e prokurimit gati 1/5 pra gati 20 pikerisht keto metoda te reja qe jane vendosur per te zvogeluar hapesirat per korrupsion dhe per te pasur nje efikasitet me te madh ne menaxhimin e vendit. Per sa i takon ceshtjes se dyte te dialogut politik sigurisht partneret amerikane e shikojne me realizem situaten dhe ato sigurisht vleresojne ate qe nga kjo situate dilet me nje angazhim te sinqerte transparent te te gjitha forcave politike dilet duke u angazhuar edhe opozita ne nje proces diskutimi normal politik parlamentar pasi kjo eshte menyra e vetme per te miratuar ato ligje per te realizuar ato reforma te cilat jane te domosdoshme per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian por edhe per te qeverisur edhe per te realizuar detyrimet qe gjithe forcat politike kane ndaj qytetareve shqiptare.
Qeveria amerikane eshte tronditur kohet e fundit nga dalja e dokumenteve dhe shkembimeve sekrete diplomatike permes faqes se Eikileaks. Ne shtypin shqiptar jane publikuar edhe komente qe kane te bejne me Shqiperine. Si e vleresoni ju publikimin e ketyre dokumenteve nga Eikileaks
Mendoj se eshte nje ngjarje e pakendshme pasi menyra se si eshte perftuar ky informacion ka qene krejtesisht jo ligjore dhe aspak kontribuuese per marredheniet midis shteteve apo asnje kontribut pozitiv per sigurine le te themi per rritjen e sigurise me asnje nga vendet qe perfshihet ne keto dokumente. Mendoj se eshte nje ngjarje e pakendshme qe duhet harruar shpejt por duhen nxjerre edhe mesime prej saj per sa i takon rritjes se komunikimit dhe sigurisht eshte e nevojshme qe te ndermarrim hapa te reja ne kete drejtim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›