E Diel, 1 Nëntor 2026

Andis Harasani deputet i PS ofron rrogen e 3 muajve per te permbyturit e Shkodres

Deputeti socialist Andis Harasani ka ofruar rrogen e tre muajve per te permbyturit ne zonen e Shkodres. Ky fakt iu komunikua edhe kryetares se Kuvendit e cila me pas eshte shprehur dhe ne menyre publike duke e vleresuar shume kete akt. Falenderoj deputetet te cilet kane vene nje pjese te rroges se tyre. Natyrisht nuk mund te mos permend deputetin Andis Harasani i cili ka vendosur tri rroga ashtu sikurse dhe gjithe deputete demokrate qe kane vene pjese te rendesishme te rroges se tyre-tha Topalli. Kryeparlamentarja vleresoi dhe ndihmen qe kane dhene bizneset dhe drejtuesit e pushtetit vendor si dhe vendet fqinje. Ajo ka theksuar se shteti po punon ne menyre intensive dhe se do te arrihet te perballohet nje prej situatave me te renda qe ka pare Shkodra. Nderkohe ajo eshte shprehur se projektet qe do te sjellin eliminimin e permbytjeve ne zonat e Shkodres do te nisin shume shpejt dhe fondet per ndertimin e tyre jane llogaritur ne buxhetin e shtetit. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjate vizites ne zonat e permbytura te Shkodres. Une jam e kenaqur qe ne buxhetin qe kemi kaluar keto projekte jane perfshire. Qe do te thote qe ne nje periudhe kohe jashtezakonisht te shkurter do te fillojne menjehere zbatimi tyre-tha dje Topalli. Ajo tha se nje pjese e projekteve ka nisur gjate ketij viti ndersa me kryesori ka te beje me ndertimin e by-passit qe do te shmange ne menyre perfundimtare kercenimin e liqenit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›