Murinjo nen mbikeqyrje ska udhezime nga tribuna
Portugezi i Realit nuk do te lejohet te jape udhezime nga tribuna per skuadren ne perballjen me Okserin e fundit per Grupin G ne Ligen e Kampioneve. Murinjo eshte i skualifikuar per kete ndeshje dhe rregullorja e UEFA-s parashikon qe ne raste te tilla mes skuadres dhe trajnerit nuk duhet te kete komunikim. Per kete arsye organizmi me i larte drejtues i futbollit evropian ka caktuar nje vezhgues te vecante per teknikun nga Setubali gjate perballjes ne Bernabeu. Gjithcka ne baze te pikes 70 te Rregullores Disiplinore te UEFA-s qe parashikon se nje trajner i skualifikuar mund ta ndjeke ndeshjen nga tribuna por nuk mund te kete kontakt me dhomat e zhveshjes tunelin dhe zonen teknike para dhe gjate takimit.