E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Irani të mos ndërhyjë në rajonin e Gjirit

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka bërë thirrje Iranit të mos ndërhyjë në Bahrein dhe në vendet e tjera arabe.

"Aktivitetet e Iranit në rajonin e Gjirit, përfshirë përpjekjet e tij për të avancuar axhendën në vendet fqinje, dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Klinton.

Zyrtarët perëndimorë shprehin shqetësimin se Republika Islamike po nxit trazira në Bahrein dhe kudo.

Bahreini prej javësh është përfshirë nga protestat e shumicës shiite që bëjnë thirrje për largimin e mbretërisë, e cila udhëhiqet nga një familje e komunitetit sunit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›