Klinton: Kërcënohen minoritetet në Lindjen e Mesme

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se të krishterët dhe pakicat e tjera fetare në Lindjen e Mesme janë të kërcënuara, dhe kanë nevojë për ndihma teksa i braktisin shtëpitë për t`i ikur shtypjes.
Klinton nuk tha se sa njerëz mund të jenë prekur, por nënvizoi se pakicat në disa vende po përjetojnë më shumë përndjekje.
Ajo i tha Komitetit për Politikë të Jashtme se janë në rritje sulmet kundër të krishterëve dhe sekteve myslimane nga Afrika Veriore deri në Azinë jugore.