Britania heq ndihmat për Kosovën

Britania e Madhe do të ndalojë ndihmën e saj ekonomike për Kosovën, si pjesë e një strategjie të re për shpërndajen e buxhetit prej 7,8 miliardë paundësh në vit.
Siç raportoi BBC, një strategji e re do të ndiqet për mënyrën se si do të shpërndahen paratë e ndihmës ekonomike në botë, të cilat do t`i adresohen vendeve të reja më të varfëra apo me probleme të theksuara nga lufta.
Kosova është pjesë e listës së 16 vendeve që do të humbin ndihmat e drejtëpërdrejta ekonomike. Në të njëjtën listë ndodhet edhe Bosnja, Serbia apo Moldavia, vec Kinës dhe Rusisë, si dy vende të mëdha.