Klinton: Mbështesim negociatat Shkup-Athinë

zgjidhjen e kontestit për emrin e Maqedonisë, i cili i ngarkon marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës. "Theksojmë qartë se i mbështesim negociatat midis Shkupit dhe Athinës.
Vlerësojmë se këto negociata ofrojnë mundësi që të zgjidhet kontesti", ka theksuar Klinton.
Sekretarja amerikane e shtetit ka nënvizuar se është e qartë se Maqedonia, nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, deri në zgjidhjen e këtij problemi. Në këtë drejtim, ajo i bëri thirrje Greqisë të tregojë gadishmëri për kompromis.