E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia mbështet Kosovën

Sllovenia mbështet Kosovën në pikësynimet e saj, duke vlerësuar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në Sllovendi, presidenti i këtij vendi, Danilo Tyrk theksoi se ky vend është pro fillimit të negociatave për liberalizimin e vizave dhe sipas tij do të ishte mirë që Bashkimi Evropian të vendos kriteret teknike për këtë çështje.

“Simbolikisht kjo është vizita ime e parë bilaterale në një vend dhe unë jam e kënaqur që ky vend është pikërisht Sllovenia sepse ishte Republika e Sllovenisë dhe populli slloven që u gjetën përkrah dhe i mbështetën kërkesat e drejta të popullit të Kosovës për Republikë, për liri dhe pavarësi”, tha presidentja. Ajo vlerësoi se Kosova ka nevojë për rrugë të qartë dhe duhet të marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave që është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe në interes të Bashkimit Evropian sepse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë të ardhme tjetër përveç anëtarësimit në BE.

Ndërkaq, presidenti slloven, Danilo Tyrk Sllovenia tha se sa i përket marrëdhënieve ekonomike mes të dy vendeve, ka zhvillime të mira të këtyre marrëdhënieve. “Rritja e biznesit mes dy vendeve është rritur afërisht 12 për qind dhe kjo është në rritje e sipër. Në synojmë të kemi një balancim të tregtisë mes të dy vendeve dhe të zhvillojmë të gjitha format e tjera të bashkëpunimit. Dua të veçoj rëndësinë e investimeve sllovene në Kosovë. Numrat janë të ndryshëm, por prania jonë është e konsiderueshme”, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›