E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Parlamenti në faqen zyrtare me Kushtetutën e 1991

Parlamenti i Maqedonisë në faqen zyrtare të internetit mban të publikuar Kushtetutën e vitit 1991, duke mos përfshirë në të, ndryshimet pas konfliktit të vitit 2001. Në faqen zyrtare në tre gjuhët maqedonisht, shqip dhe anglisht është e publikuar Kushtetuta e miratuar në vitin 1991, që shpalli pavarësimin e vendit nga ish-federata jugosllave, e cila nuk u votua nga përfaqësuesit shqiptarë asokohe.

Ndryshimet kushtetuese të bazuara në Marrëveshjen e Ohrit janë përfshirë në fund në formë shtesë të amendamenteve, që janë miratuar nga Parlamenti i Maqedonisë, ndërsa mungon përfshirja e tyre në Kushtetutën e Plotë.

Sipas kushtetutës së vitit 1991, shqiptarët nuk përmenden në dispozitat themelore kushtetuese, duke mos u njohur gjuha, simbolet kombëtare dhe të drejtat e tjera që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit. Veprimi i tillë i shërbimeve të Parlamentit është evidentuar edhe nga përfaqësues ndërkombëtar dhe analistë të huaj, të cilët e marrin për bazë Kushtetutën e publikuar dhe të pandryshuar të vitit 1991. Një ditë më parë parlamenti i Republikës së Maqedonisë miratoi njëzëri Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

Ligji parashikon që kryetarët e komisioneve të parlamentit nga radhët e shqiptarëve të flasin në gjuhën shqipe, edhe ose nuk është pranuar që seancat në Kuvend të drejtohen në gjuhën shqipe. Në Kuvend deputetët shqiptarë mund t`i marrin ligjet dhe materialet tjera përveç gjuhës maqedonase, edhe në gjuhën shqipe.

Risi është se në njesitë e vetëqeverisjes lokale, qytetarët që përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë së njësive rajonale mund të marrin përgjigje, përveç në gjuhën maqedonase, edhe në gjuhën amtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›