Klinton Ndihmat per luftimin e urise duhet te parandalojne krizat

Shtetet e Bashkuara kane premtuar nje fond shtese prej 17 milione dollersh per te ndihmuar vendet e Afrikes Lindore te cilat po perballen me thatesira te renda. Nga ky fond 12 milione dollare do ti jepen Somalise ku dhjetera mijera njerez kane vdekur nga uria dhe semundjet. Ne nje fjalim te zhvilluar dje ne Uashington Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se zgjidhja e problemit te urise duhet te shihet pertej krizes se tanishme dhe se tani eshte koha te perqendrohemi ne zhvillimin e nje plan qe do te siguroje qe kjo krize nuk te perseritet.
Me shume se dy milione njerez kane ikur nga shtepite e tyre ne Somali ne prag te thatesires me te rende ne shume dekada.
Ne nje kamp prane Mogadishut kjo grua eshte nje prej atyre qe jane me fat pasi familja e saj i mbijetoi rrugetimit te gjate dhe te veshtire.
Asnje prej nesh nuk vdiq. Ne fermere dhe merremi me blegtori. Kemi humbur te gjitha bagetite tona. Por fal zotit femijet tane kane shpetuar.
Bagetite e ngordhura tharja e te lashtave dhe uria jane histori qe ka perfshuire gjithe brezat ne vendet e Afrikes Lindore.
Kjo nuk eshte hera e pare qe ky rajon goditet nga thatesirat dhe uria tha Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton.
Nje here ne disa dekada perseritet cikli i thatesirave. Dhe eshte e lehte te dorezohemi dhe ti hedhim fajin forcave qe jane jashte kontrollit tone. Por keto cikle nuk jane te paevitueshme.
Zonja Klinton tha se bota ka njohurite mjetet dhe burimet per ta luftuar urine nese ekziston vullneti per ta bere kete.
Tani kur efektet e sigurise ushqimore jane me ekstreme ne duhet te perkushtohemi ne thyerjen e ketij cikli.
Duke folur ne Institutin per Studimin e Politikave Nderkombetare te Ushqimit sekretarja Klinton tha se fqinjet Kenia Somalia dhe Etiopia jane me mire sot se ne thatesira e meparshme sepse ata kane investuar ne fermeret e vegjel dhe ne blegetori. Programi i rrjeti te sigurise sociale ne Etiopi i ve njerezit te punojne ne projekte qe permiresojne sigurine e ushqimit.
Por kritiket thone se ky program i ka bere shume njerez te varen nga ndihmat ushqimore. Dhe analist politik etiopian Jawar Mohammed thote se ky program eshte bere gjithashtu nje mjet politik.
Qeveria e perdore kete rrjet te shperndarjes se ndihmave ushqimore per ti detyruar njerezit qe te behen anetare dhe mbeshtetes te partise ne pushtet.
Por per vendet qe angazhohen per ti ndihmuar fermeret dhe blegetoret per te permiresuar sigurine ushqimore Shtetet e Bashkuara kane premtuar ndihme financiare qe kap vleren e 35 miliarde dollareve. Kenia dhe Etiopia tashme kane filluar te marrin ndihme nga ky program. Sekretarja Klinton u beri thirrje vendeve te tjera donatore ti mbajne premtimet qe kane bere per te ndihmuar zhvillimin dhe rritjen e sigurise ushqimore boterore. Perndryshe shtoi ajo bota se shpejti mund te perballet me nje krize tjeter ne Afriken Lindore.