Fshataret shtojne zjarre te konsiderueshme ne zonat bujqesore
Nje numer i konsiderueshem zjarresh kane shperthyer javen e fundit ne rrethet jugore te Shqiperise kryesisht ne zonat bujqesore. Repartet e mbrojtjes ndaj zjarrit jane ne gadishmeri qysh nga fillimi i qershorit por vetem tani nga 1 gushti e ketej fshataret rinisen traditen e tyre negative te djegies se qellimshme te kullotave dhe tokave bujqesore - thote Alfred Olli Drejtor i emergjencave civile ne ministrine e brendshme.
Per ne periudha me e veshtire eshte nga data 1 gusht dhe deri sot qe po flasim. Ka patur nje numer te konsiderueshem vatrash zjarri ne territorin e vendit. Pjesa me e prekur ka qene zona e jugut te Shqiperise kryesisht Qarku i Vlores. Brenda Qarkut te Vlores vecoj Saranden dhe Delvinen. Qarku i Gjirokastres gjithashtu ka probleme ne shume komuna - tha ai.
Zoti Olli thote se ne zonat qytetare zjarret me te renda jane shenuar ne Elbasan ku u dogj teatri Skampa dhe ne Malesine e Madhe ku humbi jeten nje femije. Gjate kesaj periudhe nuk kemi patur demtime ne prone private ose ne objekte te tjera pervec zjarrit ne teatrin Skapma dhe nje rast fatkeq qe ndodhi te merkuren ne Malesine e Madhe kur per shkak te djegies se nje banese provate familjare kemi patur nje viktime nje femije te mitur dyvjecar. Ky eshte i vetmi rast me humbje jetesh njerezore. Nuk behet fjale per demtime massive ne vepra te tjera infrastruktutore prone publike ose ne prone private - tha ai.
Drejtori i emergjencave civile shton se zjarret kane qene te kategorise se ulet dhe te mesme ndersa per demet materiale ende nuk eshte bere bilanci financiar.
Kemi nje numer te vogel zjarresh qe kane prekur nje numer masivesh pyjore peme frutore dhe ullinjte. Demtime ullinjsh dhe dru frutore kemi ne Sarande dhe ne Delvine dhe ne Gjirokaster. Shumica e zjarreve kane qene ne bimesine e ulet pra nuk ka situata emergjence ne pyjet kombetare te cilat kane nga ne edhe nje mbrojtje te vecante.
Marreveshje bashkepunimi me vendet fqinje si Italia dhe Greqia qe mbulojne raste per nderhyrje nga ajri. Po ashtu specialistet italiane kane pergatitur nje harte digjitale satelitore per mbrojtjen nga zjarri te gjithe territorit te Shqiperise e cila ne cdo cast shenon ne kohe reale gjendjen e temperaturave zjarreve dhe zonave me rrezikshmri te larte. Kjo e ka rritur mjaft shpejtesine e reagimit te zjarrfikesve. Po ashtu nje projekt i Bankes Boterore do te sjelle 3 makineri zjarrfikese speciale per ndertesat e larta ne kryeqytet dhe per zjarret ne pyjet malore.