E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: SHBA do të vazhdojnë mbështetjen për Kosovën

Uashington, 29 Mars - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur, përmes Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, mbështetjen për Kosovën.

Përmes një letre, shefja e diplomacisë amerikane i ka konfirmuar homologut të saj kosovar se do të vazhdojë bashkëpunimi për të çuar më tej objektivin tonë të përbashkët të integrimit të plotë të Kosovës në komunitetin euro- atlantik dhe për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona, raporton Evropa e Lirë.

SHBA-të konsiderohen si partneri më i rëndësishëm i Kosovës dhe qytetarët e shtetit më të ri kanë një admirim të jashtëzakonshëm ndaj tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›