Sulmet vetëvrasëse, Franca solidarizohet me Rusinë
Paris, 29 Mars - Presidenti francez, Nikola
Sarkozi, ka siguruar autoritetet ruse për solidaritetin e plotë, derisa ata
përballen me akte qyqare e të tmerrshme.
Reagimet e Sarkozisë erdhën pas deklaratës së Sekretarit të përgjithshëm të
NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i cili dënoi ashpër dy sulmet me bomba në metronë
e Moskës.
"Në emër të NATO-s, i dënoj fuqishëm sulmet e sotme terroriste në
Moskë", thuhet në komunikatë. "Asgjë nuk mund t'i arsyetojë sulmet e
këtilla ndaj civilëve të pafajshëm", tha Rasmusen.
Presidenti rus Dimitri Medvedev tha se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë
"deri në fund", dhe urdhëroi forcimin e masave të sigurisë pas
sulmeve në metronë e Moskës. /rfe/