Osetia e Jugut, Moska akuzon Perëndimin për hipokrizi
"Deklaratat e keqardhjes në Perëndim përsa i përket llojit të misioneve të OKB-së dhe OSBE në Transkaukaz shfaqen si një tentativë hipokrite për të hedhur përgjegjësinë e fajtorëve mbi të pafajshmit'', sipas një komunikate të ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.
"Shkaku i vërtetë i ridislokimit të misioneve është vullneti i partnerëve tanë të OSBE-së dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t'i dhënë fund, në mandatet e tyre, vërejtjeve politike irrealiste dhe të papranueshme'', nënvizoi ministria në komunikatë.
Moska ishte kundër rinovimit të misionit të OSBE-së që teknikisht ka përfunduar më 1 janar, edhe pse vëzhguesit kanë qenë të autorizuar të operojnë në Gjeorgji në një mandat të shtyrë deri më 30 qershor.
Javën e kaluar, rusët dhe gjeorgjianët ranë dakord për t'u takuar më 17 shtator në Gjenevë për të vazhduar diskutimet mbi sigurinë në Kaukaz, organizuar pas konfliktit në muajin gusht 2008.