E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Negociatat me Korenë dhe Iranin të domosdoshme

Deklarata e shefit të Shtëpisë Bardhë erdhi gjatë një konference shtypi në Romë përpara fillimit të samitit të G8-s.

Duke përmendur vizitën e tij të fundit në Moskë, ku ai nënshkroi një marrëveshje për reduktimin e arsenaleve bërthamore, Obama deklaroi se "edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, është shumë e rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar të bisedohet me vende si Irani apo Koreja e Veriut, për t'i nxitur ato të hedhin hapa në të njëjtin drejtim, jo në atë që mund t'i çojë në një garë armatimi".
     
"Ka mënyra të tjera me të cilat këto vende mund të garantojnë sovranitetin e tyre", shtoi Barak Obama në përfundim të një takimi me homologun italian Xhorxhio Napolitano.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›