Klinton Shteti palestinez eshte i pashmangshem

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton theksoi se SHBA-ja do te ofrojne propozimet e tyre per te ecur perpara pasi perpjekjet e Uashingtonit per te bindur Izraelin ne ngrirjen e bisedimeve deshtuan kete jave.
Ne do te nxisim palet te ballafaqohen me ceshtjet kryesore. Ne do te punojme me ta ne terren per hedhjen e themeleve te nje shteti palestinez te se ardhmes. Dhe do te dyfishojme diplomacine rajonale theksoi Klinton.
Kur nje rruge bllokohet ne do te provojme nje tjeter. Ne nuk e humbim shpresen dhe keshtu duhet te bejne edhe njerezit e ketij rajoni.
Ne nuk e pranojme legjitimimin e ndertimeve te vazhdueshme- theksoi ajo- ne besojme se zgjerimi i vazhdueshem eshte gerryes jo vetem per procesin e paqes dhe zgjidhjen dy-shteteshe por edhe per vete Izraelin.
Klinton deklaroi se nje shtet palestinez i arritur permes negociatave eshte i pashmangshem.