Klinton: Vendbanimet izraelite pengesë për paqen
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se Izraeli përballet me "vështirësi por zgjidhje të nevojshme" për paqen në Lindjen e Mesme.
Klinton i tha konferencës së një grupi pro-izraelit në Uashington se politika e Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve hebreje në Jeruslamin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë pengesë për progresin.
Sidoqoftë, Klinton tha se administrata Obama ka përkushtim të fortë për paqen dhe sigurinë e Izraelit.
Dje kryeministri, Benjamin Netanjahu, i hodhi poshtë kërkesat e SHBA-ve, dhe tha se Izraeli nuk do të kufizojë ndërtimet në Jerusalemin Lindor.
Ndërkohë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian i dënuan qëllimet e Izraelit për të vazhduar ndërtimin e vendbanimeve hebreje në Jerusalemin Lindor, duke thënë se përbëjnë pengesë për përpjekjet paqësore ndërkombëtare.