Thaçi: Serbia është duke dëmtuar veten me bojkotin
Kryeministri kosovar Hashim Thaçi deklaron se Kosova është e gatshme të marrë pjesë në të gjitha takimet ku prezantohet si shtet i pavarur.
Në një intervistë për Deutsche Welle, kryetari i qeverisë së Kosovës theksoi se Beogradi është duke dëmtuar veten me bojkotimet që ka ndërmarrë.
"Probleme ka Serbia, e cila krejt padrejtësisht dhe jo mençurisht po bojkoton këto takime. Vizioni ynë është bashkëpunimi, ndërtimi i fqinjësisë së mirë, respekti i ndërsjellë dhe perspektiva euroatlantike", ka thënë Thaçi.
Kryeministri i Kosovës ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjidhja më e mirë për Prishtinën dhe Beogradin do të ishte njohja bilaterale e Kosovës dhe Serbisë si shtete sovrane.
"Mendoj se definitivisht duhet të merret ky vendim edhe nga Prishtina edhe nga Beogradi, në mënyrë që të ndodhë hapi i rëndësishëm i perspektivës së bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe perspektivës sonë të përbashkët për t'u anëtarësuar në familjen evropiane".