Maqedoni/PDSH: BDI po shkatërron arsimin në shqip
Dega e Kumanovës së Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni ka akuzuar qeverisjen aktuale se po shkatërron arsimin në gjuhën shqipe.
"Në një kohë kur po përpiqemi të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane, kur duhet të konkurrojmë me arsimin dhe vlerat e tij, popullsia e Kumanovës po përballet me vështirësi në edukimin e brezave të rinj", ka deklaruar kryetari i degës, Halil Kurtishi.
Ai ka bërë përgjegjëse për këtë situatë edhe partinë shqiptare në pushtet BDI, e cila sipas tij po margjinalizon arsimin në shqip.
"Funksionarët e BDI-së, me në krye zëvendësministren e Arsimit po margjinalizojnë në tërësi arsimin në shqip dhe po krijojnë një kaos të vërtetë në këtë sferë tejet jetike të popullsisë shqiptare", ka shtuar Kurtishi.