E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton akuzon Iranin për sulmin ndaj Sirisë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton akuzoi sot Iranin se po mbështet “sulmet e egra” të Sirisë kundër protestuesve pro-demokracisë.

Klinton në një deklaratë ka theksuar se pjesëmarrja e dyshuar e Iranit në abuzime, koinçidon me dy-vjetorin e aksionit të Iranit ndaj protestave, të cilat kontestonin zgjedhjet, të cilat i mundësuan Mahmud Ahmadinexhadit mandatin tjetër të presidentit.

Deklarata nuk jep detaje se ç`farë lloj ndihme po i ofron Irani autoriteteve të Sirisë.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thanë se më shumë se 1 400 njerëz janë vrarë në Siri, që nga nisja e kryengritjes në mesin e muajit mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›