Kanadaja njeh Këshillin Tranzitor të Libisë

Kanadaja tha se do të njohë këshillin e kryengritësve në Libi, si përfaqësues të vetëm të shtetit, duke u rreshtuar kështu pas disa shteteve tjera që ndërmorën këtë akt.
Ministri i Punëve të Jashtme, Xhon Berd tha para parlamentit se tashmë Kanadaja do ta njohë Këshillin Kombëtar Tranzitor, si përfaqësues legjitim të popullit të Libisë.
Berd i bëri këto komente, ndërsa kërkoi edhe zyrtarisht zgjatjen e kontributit të Kanadasë në misionin e NATO-s në Libi.
Reuters raportoi se miratimi është i siguruar pasi qeveria konservative ka shumicën në parlament.