E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, kundër martesës së homoseksualëve

Ligjvënësit francezë kanë hedhur poshtë një projekt-ligj të paraqitur nga Partia opozitare Socialiste, i cili kërkonte legalizimin e martesës së personave të gjinisë së njëjtë, me gjithë mbështetjen në rritje, të publikut për të drejtat e homoseksualëve. Asambleja Kombëtare hodhi poshtë atë më 293 vota, kundrejt 222 sa ishin pro.
 

Votimi reflekton kundërshtimet ndaj martesës së homoseksualëve në mesin e qeverisë konservative të presidentit Nikolas Sarkozi. Në fillim të këtij viti, gjykata më e lartë e Francës vendosi se ligji që ndalon martesën e homoseksulaëve nuk shkel kushtetutën.
 

Gjykata Kushtetuese tha se për çdo ndryshim mund të vendosë parlamenti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›