Krerët e BE, në Kinë për të zgjidhur krizën

Udhëheqësit e Kinës dhe Bashkimit Evropian do të takohen në një samit ku do të diskutohet për krizën e borxhit Europian.
Kryeministri Wen Jiabao do të takojë Presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy dhe kreun e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, në Pekin.
Gjithashtu mund të diskutohet edhe çështja e Sirsië e Iranit, si dhe refuzimi nga ana e kompanive ajrore kineze për të paguar një taksë të BE-së.
Por tema kryesore pritet të jetë kriza financiare në Evropë dhe sa Kina mund të jetë në gjendje të ndihmojë.
"Çështja e borxhit është në një pikë kritike," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Liu Ëeimin.
Dy liderat gjithashtu të mërkurën do të takohen edhe me presidentin, Hu Jintao.